Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se ka një alarm për mungesën e barnave. Ai u shpreh se shitja e ilaçeve me lista është kthyer në një fenomen.
Basha tha se nuk janë marrë masat e duhura për furnizimin e duhur me barna.
“Ka një alarm për mungesën e barnave. Marrja e barnave me lista po kthehet në fenomen. Farmacitë janë kthyer në dyqane me lista dhe atë që ju thashë në fillim, në këtë situatë të pandemisë duket se nuk janë marrë masat për furnizimin e duhur me barna, me antiviralë”, tha Basha.
Kryedemokrati deklaroi se pas inspektimeve të opozitës është zbuluar se nuk ka vaksina gripi.
“Nuk ka vaksinë gripi. Ne kemi bërë disa inspektime. Kemi pyetur mjekët në këto qendra shëndetësore dhe na figuron që nuk ka asnjë dozë vaksine”, tha Basha.
Basha shtoi se Covid është futur në një avancim dhe do të rëndojë situatën në vend, ndërsa trajtimi për koronavirusin sipas Bashës ka kosto të papërballueshme.
/a.r