Republikania Marjorie Taylor Greene, mbështetëse e lëvizjes konspirative të ekstremit të djathtë QAnon, ka arritur të zgjidhet në Dhomën e Përfaqësuesve për shtetin e Georgia, sipas të dhënave paraprake të mediave amerikane. Ajo do të zëvendësojë në këtë detyre republikanin Tom Graves.
Green arriti të merrte emërimin e republikanëve për Dhomën e Përfaqësuesve pavarësisht reagimeve nga brenda partisë së saj për videot e saj me mesazhe dhe ide raciste, anti-Semite dhe antimyslimane.
QAnon është një teori komploti sipas të cilit ekziston një plan i “deep state” dhe urdhrit të ri botëror për të dëbuar nga Shtëpia e Bardhe, Trump, i cili konsiderohet si luftëtari Q dhe që lufton kundër këtyre fuqive të cilët akuzohen se janë të lidhura me rrjete sataniste dhe pedofilike.
FBI ka nisur ta konsiderojë QAnon si një kërcënim terrorist.
/a.r