Këto janë fotot e banesës ku jetonte terroristi me origjinë nga Maqedonia e Veriut Kujtim Fezullahi.
Zona ndodhet në distriktin Donaustadt të Vienës, në Austri.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia bastisi banesën e tij për të zbuluar më shumë rreth aktivitetit të të riut.
Nuk dihet ende nëse janë gjetur elementë të cilët mund të vërtetojnë më shumë aktivitetin e tij të përditshëm.
Siç shkruajnë mediat austriake, 20-vjeçari Kujtim Fezullahi jetonte në mes të qytetit të Danubit.
/a.r