Pandemia/ Ekspertja Kuli: Ende jo opsioni i mbylljes së plotë

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve të shëndetësisë kundër pandemisë së COVID-19, Gjeorgjina Kuli,tha sot se grupi i ekspertëve nuk e ka diskutuar ende mbylljen totale apo vendosjen e masave kufizuese të pjesshme në territorin e Shqipërisë.

Në një intervistë televizive Kuli thekson se “nuk është diskutuar problemi i mbylljes, por ndoshta nëse mbetemi me këto shifra aktuale mund të përthellojmë disa nga kufizimet, ndoshta kundrejt lokaleve, me aktivitetet, por kjo mbetet për t’u parë”.

“Në bazë të incidencës do të shikojmë dhe do mundohemi të shqyrtojmë dhe mbyllemi vetëm në ato aktivitete që janë më pak të dhimbshme si nga pjesa sociale ashtu edhe nga aktiviteti ekonomik. Varet edhe nga qëndrimi ynë si qytetarë. Nuk mendoj se do të ketë mbyllje totale, askush nga ne nuk e dëshiron këtë,” – theksoi mjekja Kuli.

Sipas saj, në bazë edhe të studimeve të shumta në botë, është vënë re një mutacion tjetër i virusit të COVID-19, i cili ka shtuar aftësitë infektive të tij.

“Nga disa studime që janë bërë është parë se ka dhe një mutacion tjetër të virusit, është i njëjti virus, por ka pësuar një mutacion që ka rritur shumë aftësinë ngjitëse nga një person në tjetrin, por nuk kemi të dhëna për të thënë se tashmë është më i lehtë, apo më i rëndë virusi. Ndoshta edhe në botë, pavarësisht se numri i të prekurve është më i madh, vdekshmëria shohim se nuk është e njëjtë me periudhën e marsit, kjo edhe prej faktit se tashmë njihet më mirë dhe ka metoda më të mira për t’u trajtuar,” – u shpreh ekspertja Kuli.

Duke iu përgjigjur pyetjes se sa ka qenë numri i fëmijëve të infektuar nga COVID-19, Kuli tha se në total bëhet fjalë për një numër që shkon te rreth 500 nga mbi 20 mijë raste.

Kuli tha se “aktualisht po shtohen ndjeshëm rastet e infektimit të të rinjve të moshave 20-25 vjeçare”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com