Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një postim në Twitter, postimit të mëparshëm të kryedemokratit Lulzim Basha rreth situatës me koronavirusin në vend.
Në postimin e tij, Rama shkruan se Basha është kapur pas koronavirusit, si i “mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë.”
Megjithatë, sipas kreut të qeverisë, Basha nuk mund të ndalojë dot atë që ai e quan, fushatën e Kryemadhit në përhapjen e Covid-it.
“Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh,thoshte Shvjeku i shkretë!”, shkruan Rama.
g.kosovari