Dashi
Kjo ditë do të jetë pothuajse e shkëlqyer. Do të jeni shumë i zënë me aktivitetin tuaj profesional dhe në fund të ditës do të falenderoni veten për zgjuarësinë që keni. Padyshim që është një moment shumë i privilegjuar dhe do e vlerësoni veten ashtu si e meritoni. Në fushën e dashurisë, ju do të tregoni veten të disponueshëm për t’iu përgjigjur pozitivisht çdo dëshire të partnerit tuaj.
Demi
Është dita e duhur për të gjetur zgjidhje për disa probleme të vjetra dhe për të korigjuar gabimet e së kaluarës. Me mendje të kthjellët mendoni pozitivisht dhe shfrytëzoni idetë që ju linin për të çuar biznesin tuaj para. Sinqeriteti do t’ju lejojë të sqaroni disa çështje që kanë krijuar probleme në marrëdhënien tuaj.
Binjakët
Ditë yjore për Binjakët sot. Në fushën profesionale nuk ka si të shkojë keq kur energjia juaj këto ditë është në majat e saj. Tregohuni më të rezervuar me kolegët tuaj, mos harroni askush nuk do që ju të jeni mbi ata. Ata që janë në një lidhje do të jenë të lumtur pasi tërheqja, dialogu dhe harmonia që janë vendosur mes jush janë të palëkundura. Tregoni kujdes me financat sepse po harxhoni pak si shumë këto kohët e fundit.
Gaforrja
Sot yjet nuk kanë shkëlqimin qe ju keni nevojë. Do të qëndroni në një cep duke u menduar për të bërë gjëra të reja. Sot do të kërkoni të njihni njerëz të rinj dhe të zbuloni vende të ndryshme. Lajm i mirë për zemrën tuaj ata që janë në një lidhje do të kalojnë disa momente mjaft të këndshme me partnerin e tyre dhe ata që janë beqarë sigurisht që do të shfrytëzojnë çdo mundësi që do u dalë para.
Luani
Ekziston një dëshirë për risi. Hëna në shenjën e Binjakëve do t’ju falë një ide të shkëlqyer për bashkëpunim. Zgjidhni problemet që do hasni në mënyrën më të mirë të mundshme. Yjet sot ju bëjnë jashtëzakonisht të ndritshëm, të shoqërueshëm dhe të pëlqyeshëm nga të gjithë. Ju jeni të gjallë, të talentuar dhe me një shpirt të frymëzuar për projekte ambicioze.
Virgjëresha
Hëna ju kthen plotësisht shpinën. Para se të merrni ndonjë vendim, sqarohuni dhe përqendrohuni me qetësi në qëllimet tuaja të vërteta. Nga pikëpamja sentimentale, një tension i lehtë do të gjallërojë marrëdhënien e atyre që janë në një lidhje, në asnjë rast duke cenuar ekuilibrin. Kushtojini pak më shumë vëmendje vetes tuaj dhe pamjes.
Peshorja
Edhe pse sot Mërkuri e Marsi nuk janë shumë pozitivë në përgjithësi dita do të jetë mjaft e mirë dhe ndonjë moment tensioni të vogël do ta eliminoni me komunikueshmërinë tuaj. Mund të keni shumë mendime e ide, madje edhe shumë mënyra për t’i shfrytëzuar, por për këtë duhet t’u imponoheni eprorëve. Nuk ju lejohet më të hidhni hapa të gabuara në aspektin sentimental. Nëse dëshironi të evitoni “përplasje” mundohuni të kontrolloni impulsivitetin tuaj.
Akrepi
Qielli juaj nuk është edhe aq pozitiv, por megjithatë, falë aftësive tuaja të rralla për të dalë nga situatat edhe sot do t’ia dilni mbanë, ndonëse edhe për këtë do të ketë një kosto. Një problem i pazgjidhur akoma ju krijon jo pak vështirësi, por nëse e shihni dhe e shqyrtoni problemin nga një këndvështrim tjetër, atëherë do të zbuloni se ka zgjidhje shumë më optimale.Një njohje e re mund të shënojë fillimin e një pasioni të ri.
Shigjetari
Sot të gjitha energjitë tuaja duhet të jenë orientuar nga fusha profesionale, pasi është një kuadër yjor, me Uranin në krye, që favorizojnë së tepërmi këtë aspekt. Edhe në planin sentimental jeni joshës.Me Hënën në një pozicion shumë të favorshëm, sot do të keni një aleat më shumë si në fushën profesionale, ku priten ndryshime pozitive, ashtu edhe në atë sentimentale. Ruhuni ngata që ju hiqen si miq.
Bricjapi
Dite e shkëlqyer për te marre vendime te rëndësishme mbi jetën tuaj ne çift kjo e sotmja. Gjithsesi mendohuni disa here para se te veproni. Beqaret duhet ta harrojnë te shkuarën dhe te mendojnë vetëm për ato qe do vijnë ne te ardhmen. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm dhe mos kryeni investime te pamenduara sepse do i vuani me vone pasojat.
Ujori
Takimet e reja janë të preferuara, madje disa mund të jenë interesante. Shfrytëzojeni këtë moment! Në frontin e biznesit, përpiquni të jeni diplomatik dhe mos u stresoni shumë. Një lajm premtues është rrugës. Nëse keni pasur probleme vitin e kaluar, tani është koha për t’i zgjidhur ato!
Peshqit
Do ndiheni me te sigurte sot pranë atij qe dashuroni dhe me ne fund do e kuptoni se ai ka vetëm sy për ju. Ne mbrëmje do mendoni edhe për ndonjë darke romantike. Beqaret do ja kalojnë mjaft mire pranë një miku te vjetër dhe ka mundësi ta shohin me një sy tjetër atë. Financat do mbeten ende te trazuara edhe për disa kohe. Kërkoni ndihme nëse gjendeni ne situata delikate.