“Kaçinari”/ Policia e Mirditës pranga 59-vjeçarit me 17 kg drogë dhe armë zjarri

Policia1

Policia e Mirditës njofton se ka arrestuar një 59-vjeçar, pasi u ka[p me 17 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa, si dhe me armë pa leje.

Në njoftimin e policisë, thuhet se 59-vjeçarit iu gjet droga e arma në banesë.

Njoftimi i policisë:

Mirditë ,Lezhë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kaçinari”.

Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve ,në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin Mirditë.

Sekuestrohen 17 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis dhe armë zjarri.

Vihet në pranga 59 vjeçari, poseduesi i tyre.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë,  me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje ,  bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kaçinar , Mirditë , një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kaçinari” ,ku  u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N.Gj.,59 vjeç, banues në fshatin Kaçinar , Mirditë .

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com