Gjatë fundjavës policia shtrëngon masat duke forcuar kontrollet në rrugë, ndërsa në pranga kanë rënë 2 drejtues mjetesh.
Mësohet se policia ka hequr 10 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 151km/h deri në 189 km/h dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.28mg/l deri në 0.49 mg/l.
NJOFTIMI I POLICISË
Sauk-Teg- Kontroll me Radar, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e
21 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll, nga të cilat 10 për drejtim mjeti me shpejtësi deri mbi dyfishin e lejuar dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Dy drejtues mjetesh të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
rregjistron 189 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi për , por kurrsesi për të udhetuar i sigurtë për veten dhe të tjerët në rrugë.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në këto momente, janë 10 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 151km/h deri në 189 km/h. Dhe 11 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.28mg/l deri në 0.49 mg/l.
Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.52mg/l deri në 0.79 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rrijtje.
Gjithashtu janë vendosur 3 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve: mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesvë te tjerë të rrugës.
Të fluturosh në rrugë me 189 km/h apo në gjendje të dehur ke cënuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë. Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.
#RespektiPerRregullinVleresimPerJeten
#RespektoKufizimeteShpejtësiseJepPerparesi
#MosPërdor MosKonsumo GjateDrejtimitTeMjetit
(BalkanWeb)