Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të zv. presidentit të Parlamentit gjerman, Thomas Oppermann. Gjithashtu Balla i ka derguar nje leter ngushellimi SPD dhe kryetarit te Grupit.
Përmes një postimi në Twitter Balla shpreh ngushëllimet për familjarët:
“Mendimet e mia janë me familjen e tij në këto momente shumë të trishtueshme”, shkruan Balla.
Gjithashtu Taulant Balla ka postuar dhe nje foto të takimit të fundit me Oppermann pak kohë më parë në Bundestagun gjerman.
Postimi i plotë:
“Jam tronditur thellë për vdekjen e papritur të kolegut tim Thomas Oppermann, Zëvendës President i Bundestagut dhe ish-udhëheqësit të grupit parlamentar të SPD @ spdbt. Mendimet e mia janë me familjen e tij në këto momente shumë të trishtueshme.
/e.rr