I ftuar në një intervistë për Report Tv, deputeti i PS-së Ilir Beqaj foli për pensionet.
I pyetur nëse do të ketë shpërblim për vitin e ri për pensionistët, ai tha se nuk është momenti që tu hapet “oreksi” atyre në një moment të vështirë.
“Nuk e kam si informacion. Të gjithë duhet të jemi më të rezervuar me kërkesat tona. Të gjithë kanë të drejtë për të jetuar më mirë por besoj se situata e pandemisë duhetë të na bëjë pak më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm se beteja me pandeminë është ndërkombëtare. Pasi të dalim nga kjo betejë mund të kërkojmë më shumë. Nuk është e lehtë të garantosh pensionet aktuale. Ju si media nuk duhet të nxisni orekse më shumë se sa ka takat Shqipëria. Nuk është momenti që të hapim orekse” – tha Beqaj.
/a.r