Tërmeti shkatërrimtar i magnitudës 7 të Shkallës Rihter që goditi Turqinë nuk përbën rrezik për Shqipërinë, pasi sipas ekspertëve bëhet fjalë për 2 pllaka të ndryshme. Sizmologu Edmond Dushi thotë se nuk ka lidhje me pllakën tektonike euroaziatike dhe atë adriatike që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor.
“Nuk duhet të kemi frikë sepse tërmeti është mbi 700 kilometra distancë, është shumë larg nga Shqipëria për të dhënë efekt si tërmet direkt. Është më e koklavitur le të themi në thonjëza, në raport me zonën në të cilën ndodhi tërmeti i 29 Nëntorit”.
Sipas Dushit, aktiviteti sizmik në vendin tonë paraqitet i qetë pas tërmetit të 26 Nëntorit.
“Situata pas tërmetit të fortë të Durrësit të vitit të kaluar ka ardhur në një qetësim le të themi”.
Ekspertët e Sizmologjisë thonë se Shqipëria është një zonë aktive sizmike dhe të gjitha ndërtesat duhet të ndërtohen në bazë të Eurokodit.
/a.r