Gjatë mesnatës një sasi tritoli iu është vendosur në banesë gazetarit Elidon Ndreka në fshatin Balldren të Lezhës.
Ndreka është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe arsyeja e vetme që mund të jetë bërë për vendosjen e lëndës plasëse është puna e tij si gazetar.
‘Atë do e zbardhë policia nëse mundet të zbardhet një akt i tillë. Dyshoj se mund të jetë për shkak të profesionit por nuk di ku të drejtoj gishtin, nuk e di kush’.- u shpreh gazetari.
Ai gjithashtu është shprehur se nga shpërthimi është tronditur e gjithë familja, e cila ka qenë në gjumë në momentin e ngjarjes.
“Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, bëri me dije policia.
g.kosovari
Shpifje