Nga Ardian Ndreca
Më pëlqeu fjalimi i Jozefina Topallit, e cila me gjithë zhgënjimet që mund t’i ketë shkaktue ndokujt (jo veç për arsyena parimore por edhe pse s’i ka rregullue mbesën apo nipin në parlament) mbetet politikania ma me spesor dhe me karakter të spikatun në historinë tonë bashkëkohore. Kjo s’domethanë se s’ka ba gabime.
Në nji klimë politike me ‘bura’ dhe femna të përçuduna, angazhimi i saj asht pozitiv, ndoshta nji të nesërme e merr në dorë dhe e bashkon të djathtën tue përzanë zuzarët e sotëm!
Nuk e duen për shumë arsye, e të gjitha bashkë bahen nji arsye e madhe për nji person me vullnet të fortë si ajo për me ecë përpara tue kujtue fjalët e Dante Alighierit: “non ragionam di lor, ma guarda e passa!”
Femnat e atij krahu politik, t’paktën për empati duhet ta ndienin pozitivisht angazhimin e elementit të gjinisë së tyne në politikë, por siç duket kajherë e dallojnë filigranen e konstantes së elementit femnor (das ewig weibliche goethiane) dikund tjetër.