Presidenti Ilier Meta reagon menjëherë pas votimit në Kuvend të ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor.
Meta publikon një foto-montazh të Parlamentit, i tejmbushur nga plehrat, dhe i rikthehet shprehjes së tij që përdorte kur ishte në koalicion me Ramën, “ me qetësi dhe dashuri”.
“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri! Nesër më ndiqni tek “Zonë e Lirë” e Arian Çanit!”, shkruan Meta.
Kujtojmë se, në seancën e sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca.
Në Kuvend kanë votuar 96 deputetë për rrëzimin e dekretit të Metës.
/a.r
Do shkoke tek Arian Cani ! Shume serioz si program .ha ha ha