Pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e Ilir Metës për Kodin Zgjedhor, kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në foltore.
Ai u ndal tek sjellja e presidentit duke u shprehur se është e dhimbshme të shohësh se ku është katandisur presidenti.
Rama komentoi edhe letrën që Meta i çoi Kuvendit ku kërkonte të mos rrëzohej dekreti i tij, ndërkohë që po vetë nuk e njeh legjitimietin e deputetëve opozitarë.
Në fjalën e tij, Rama u kujtoi ligjvënësve të opozitës së kanë ardhur nga lista e Bashës dhe ajo e Petrit Vasilit, duke qenë se ky i fundit ishte kryetar i LSI-së në 2017.
“Sot Ilir Meta e ka ftuar Parlamentin që të rrëzojë dekretin e tij duke e sfiduar Parlamentin. Sepse sipas tij ky Parlament nuk ka legjitimitet për të bërë punën e tij. Sipas Ilir Metës juve ju kam sjellë unë me Taulant Ballën bashkë me disa alienë. Ju kemi gjetur në Hënë apo në Mars. Por në fakt ju që jeni këtu keni ardhur me firmën e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Këta të dy kanë firmosur për ju. Madje më keq akoma, për disa ka firmosur doktor Peço Vasili. Keni ardhur me recetë prej tij” – tha Rama.
/JavaNews/a.r