Ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari ka shkuar në Ballsh aty është takuar me naftëtarët e ngujuar në ambientet e rafinerisë.
“Është hera e dytë që vij në protestën dhe grevën e urisë së naftëtarëve. Kjo është një greve e paralajmëruar. Shkaktari kryesor është qeverisja e keqe. Unë jam zëri juaj në parlament. Nga takimi me ju do të shkoj në foltoren e parlamentit për të ngritur problemin tuaj”, tha ajo.
Naftëtarët nga ana e tyre kanë deklaruar se nuk kërkojnë asgjë më shumë veçse të likujdohen dhe të marrin pagat e prapambetura.
‘Duam zgjidhje, Ilir Bejtja të gjejë lekët. Pyete kryeministrin se çfarë ofron për ne. Na likuidoni pagat e prapambetura, kaq duam. Na ndihmoni dhe ngrini zërin për ne në parlament’
g.kosovari
Shteti per privatin nuk ka asnje detyrim.Privatizimin e beri Saliu dhe tju paguaj parate