Sulm me thikë në Francë. Të paktën një person raportohet të ketë vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ngjarja e rëndë, raporton BBC.
Mësohet se sulmi me thikë ka ndodhur në një katedrale në Nice, sipas raporteve nga mediat franceze.
Autoritetet zyrtare vendase thonë se një person është arrestuar deri tani.
Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi tha se gjithçka tregon se bëhet fjalë për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.
Ministri i Brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku ka ndodhur ngjarja.
g.kosovari