Pas më shumë se 48 orësh janë nxjerrë të pajetë nga miniera e Selishtës trupat e dy punëtorëve dhe një inxhinieri.
Sipas News24 ata janë Ismail Hoxha 62 vjeç, Fatos Cesku 55 vjeç dhe Ruzhdi Rushiti 29 vjeç. Dyshohet se ata mund të kenë humbur jetën nga gazrat në minierë.
Denoncimi në polici u bë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i Ismail Hoxhës, me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë kanë humbur kontaktet me familjen.
Një ditë më parë Policia lokale sqaroi se në një dhomë janë gjetur rrobat e tyre si dhe celularët.
g.kosovari