Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ka shënuar tri gola në portën e Barcelonës në ndeshejn e vlefshme për Champions League, por të tria i janë anuluar nga VAR-i.
Morata ka arritur t’i shënojë tri gola në përballjen e Juventusit ndaj Barcelonës e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Spanjolli ka shënuar dy gola gjatë pjesës së parë dhe një gjatë të dytës, por asnjëra nuk i është pranuar si e rregullt.
Pas konsultimit me VAR, gjyqtari i sfidës ka anuluar gola e spanjollit, të cilësuara si pozicion jashtë loje.
Me këto anulime, Morata mund të cilësohet si lojtari më i pafat në botë.
Më poshtë mund të shihni golin e tretë të anuluar:
⚽️ Juventus vs Barcelona | Morata (GOAL) 55′ pic.twitter.com/3Zxq6GJkxz
— D9INE (@D9INE_ELITE_17) October 28, 2020
/e.rr