Një inxhinier dhe dy punëtorë të cilët kanë qenë duke punuar në minierën ‘Balgjaj’, në Selishtë të Dibrës kanë humbur kontaktet.
Dyshohet se personat mund të kenë mbetur në galeri. Sipas policisë në dhomën e ndërrimit janë gjetur sendet personale.
Personat që dyshohet se kanë mbetur në galeri janë I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere dhe punëtorët.
Njoftimi i policisë:
Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.
Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.
/e.rr