Presidenti, Donald Trump, gjatë një tubimi zgjedhor në Nebraska ka përmendur përsëri se si Administrata e tij arriti të bashkonte Kosovën dhe Serbinë dhe të arrinte një marrëveshje në 4 Shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë.
Trump tha se ai arriti të ndalonte nga një luftë 400 vjeçare duke vrarë njëri-tjetrinin.
“Ju e dini që unë u nominova për tre çmime Nobel për Paqen, a mund ta besoni atë? Dhe për të gjitha rajonet e ndryshme, si Kosova dhe Serbia, ne po bëjmë marrëveshje, ju i dini marrëveshjet tregtare.
Thashë prit një minutë, a nuk janë ata gjithmonë duke luftuar me njëri-tjetrin?
Po Për shumë dekada. Nga e dinit unë thashë, e di që ata luftojnë njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës.
Thuajuni atyre se ne nuk do të bëjmë ndonjë biznes me ta ata duan biznesin tonë, në rregull ne nuk do të bëjmë ndonjë biznes nëse nuk bëjmë një marrëveshje kur ata ndalojnë së vrari njëri-tjetrin.
Dhe ju e dini se çfarë? U deshën rreth 20 minuta,”– ka thënë presidenti Donald Trump.
Gjithashtu ai ka thënë se pas arritjes së marrëveshjes të dyja palët kanë qenë duke u puthur dhe përqafuar me njëra-tjetrën.
“Ata kanë luftuar për 40 vjet. Unë mendoj se ata kanë luftuar për 400 vjet, ju doni të dini të vërtetën, por ata kanë luftuar për një kohë të gjatë. Ata duan të bëjnë një marrëveshje.
Papritmas, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke përqafuar dhe puthur, kjo ishte e lehtë, ”tha Trump.
Kosova dhe Serbia nënshkruan më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje mbi normalizimin ekonomik e cila u vëzhgua nga Presidenti i SHBA Donald Trump.
/a.r