Zv.kryeministri Erion Braçe, i ka kërkuar policisë që të garantojë izolimin e atyre që janë pozitiv me Covid-19, atyre që presin përgjigjen e tamponeve, ndalimin e ceremonive mortore dhe zbatimin e protokolleve në bare, lokale dhe restorante.
Sipas Braçes, angazhimi i policisë vetëm ndaj atyre që nuk mbajnë maskë, është i pamjaftueshëm për shmangien e një mbylljeje të dytë.
Postimi i Braçes
“Ok!
LIGJI LIGJ E NJESOJ PER TE GJITHE!
PO A MUND TE BEHEMI ME EFEKTIV?
Patjeter qe po!
1. Si qytetare;
#MBAJEMASKEN, per vete e familjen tende, jo per Qeverine.
E thame, MASKA NE FYTYREN TENDE nuk eshte politike per politike,
por bashke me distancen e duhur dhe higjenen jane shpetim per ty!
Ilir Meta qe nuk mban maske e kerkon tampon, nuk te mbron, thjesht tallet me ty;
Monika Kryemadhi qe nuk mban maske sepse nuk duhet te mbaj gojen kunder gjithkujt, eshte rrezik per ty!
E thjeshte, mbro veten, mos e bej veten per spital, kushton shume me pak per ty e per shoqerine!
2. Si shtetare, ruajtes te ligjit e rregullit;
Eshte e thjeshte kjo qe sheh ne foto,
tre police ne detyre qe levizin me makine, shohin dike pa maske e presin nje gjobe.
Po a eshte efektive kaq?
Nuk mjafton!
Ja perse;
– policia duhet te jete garante per izolimin e gjithkujt qe eshte POZITIV, FAMILJES se tij;
– policia duhet te jete garante per izolimin e gjithkujt qe ka bere nje TAMPON e pret pergjigje, FAMILJES se tij;
– policia duhet te jete garante e ndalimit te cdo CEREMONIE MORTORE per cdo familje qe ka pesuar humbje nga cilado arsye-Covid apo zemer, aksident etj;
– policia duhet te jete garante e ndalimit te cdo dreke per vdekje a qellim tjeter ku grumbullohen turma njerezish;
– task forca e ngritur per kete qellim duhet te jete garante e ndalimit te cdo shkeljeje protokolli ne bare, lokale, restorante;
DUHET TA BEJ KETE ME CDO CMIM DHE CILIDO DUHET TE BINDET;
ALTERNATIVA PER TA ESHTE NJE MBYLLJE E AFERT, KOLEKTIVE QE DO RRENOJ ATA E VENDIN!
I bejme dot keto;
Ju si qytetare e ne si qeveri!
BASHKE! BASHKE!
Mos degjoni idiote qe ju duan te semure, ne spital patjeter, te vdekur madje per politiken e tyre te ndyre!
E kuptoni;
Keta mendojne se sa me shume nga ju te semure, sa me shume nga ju te vdekur, aq me e forte garancia se Lyli, Monika, Saliu e Iliri vijne ne pushtet!
Me te poshter se kjo nuk ka!
Ndaj #MBAJEMASKEN e #ZBATORREGULLATESEMUNDJES!”, shkruan Braçe.