Shifra të larta me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë të infektuar të rinj janë 635 persona.
Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinj, kanë humbur jetën 15 pacientë të rinj, me të cilëve edhe një 41-vjeçar.
Shtatë prej pacientëve të vdekur janë nga Shkupi (76, 63, 84, 82, 75, 80 dhe 85 vjet), tre nga Velesi (41, 86 dhe 57) dy nga Gjevgjelia (60 dhe 51 vjet), një nga Dellçeva (70), një nga Dellçeva (59) dhe një nga Ohri (87), njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu bëri të ditur se sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 531 pacientë të shëruar. Prej tyre pjesa më e madhe janë nga Shkupi 281 dhe nga qytetet tjera.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikaurve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 28.827, ku prej tyre 19.479 janë shëruar dhe 949 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 7.399.
/e.rr