Koronavirusi duket se lë pasoja të rënda tek njerëzit që prek.
Një i ri nga Britania e Madhe ka thënë se edhe sot nuk ndihet mirë, ndërkohë që koronavirusi e kishte prekur që në muajin mars.
Charlie Russell thotë se përditshmëria e tij nuk është e njëjtë si ajo e para koronavirusit.
Ai nuk vrapon për 5 km tre herë në javë, sikundër bënte më parë. Nuk shkon në kafene, nuk punon dhe nuk po bëhet akoma më mirë.
Ai është një prej atyre personave, që kanë kaluar një infeksion të rëndë, me dhimbje kraharori, migrenë, vështirësi frymëmarrjeje, lodhje etj, dhe ende sot, vuan pasojat afatgjata të koronavirusit.
/a.r