Ministrja Elisa Spiropali, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thumbur sërish kryeopozitarin Basha.
Pas publikimit të gafave të njëpasnjëshme të Bashës me shifrat, ministrja kësaj radhe i sjell në vëmendje debatin në distancë me ish kryeparlamentaren Topalli, duke shkruar se “Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral” dhe se “Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene”, shkruan ndër të tjera ministrja në statusin e saj.
STATUSI I PLOTË:
Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral. Luli vet ka shpallur se PD gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve. Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimarrjet e zanatit. Nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku digjital ka ende fuqi t’i bjerë fyellit elektronik. Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene. Kot s’thonë; Zilia po ashtu si uthulla e fortë gërryen dhe thyen enën e vet.
/a.r