Nga Ilirjan Blloshmi
Servilizmi, genjeshtra, vjedhja, imoraliteti, pushojnë së qeni, në momentin kur njëriu që i mbart ato hynë në politike dhe bëhet njëri publik.
Me ndihmën e tyre ai ngjitet në ” malin” e karrieres, keqinfrmon publikun, depërton në skutat më të errta të manipulimit të së vërtetës.
Këtu qëndron dhe antivlera e një politikani me vese.
Ai inkriminon krejt shoqërinë dhe ky është edhe fakti më tragjik që përjetojmë sot në Shqipëri.
Një politkan me vese që akuzohet për vjedhje, vrasje, korrupsion etj etj, zgerdhihet para kamerave sikur nuk ka ndodhur gjë.
Një politikan që s’ ka asnjë vlerë ngasherehet para kamerave për patriotizmin e tij “natyror”.
Një politikan qe gënjen haptazi përpara të gjithëve dhe duke e ditur të gjithë që gënjen, por është i suksesshëm sepse kështu e do shefi i tij.
Efekti është poshtërues.
Paradoksalisht me anë të antivleres ëndërrojmë të krijojmë vlerën e demokracisë në Shqipëri.
Kjo foto i tregon të gjitha.