Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka reaguar sot në lidhje me të dhënat e publikuara në media sipas të cilave presidenti ka dhënë shtetësi shqiptare ne shkelje të ligjit.
Në reagimin e tij Çuçi, dënon atë e quan sulm i paprecedent i presidentit Meta ndaj botuesit Carlo Bolino.
“Presidenti i vendit që muaj më parë shfaqej si “dashnor” i fjalës së lirë dhe bënte thirrje për themelimin e një “medie të re e transparente”, sot sulmoi në mënyrë të paprecedentë një botues dhe mori nëpër gojë bashkëshorten e tij vetëm e vetëm sepse ata i treguan publikut skandalin e pajisjes me pasaporte shqiptare të disa personave në shkelje flagrante me ligjin”, u shpreh Çuçi.
Ministri Çuçi thekson se presidenca për fat të keq është shndërruar në një shtojcë të partisë së familjare të Ilir Metës.
“I paimagjinueshëm sulmi dhe përdorimi i turpshëm që po i bëhet presidencës, e cila për fat të keq është shndërruar në një shtojcë të partisë familjare të Ilir Metës, të LSI-së së ikur në drejtim të paditur që do të marrë përgjigjen më 25 prill”, shprehet ministri Çuçi.
/a.r