Dronët që mbanin pajisje mjekësore jetësore kanë zbarkuar në Qendrën Mjekësore Ziv në Izraelin verior.
Ata janë pjesë e një skeme pilot që drejtohet nga kompania Simplex C2 e lidhur me spitalin.
“Kjo teknologji është unike për faktin se ne instalojmë një kompjuter misioni në një dron të rregullt, praktikisht duke e shndërruar atë në një robot të zgjuar që është në gjendje të fluturojë me dronë të tjerë në të njëjtën hapësirë ajrore“, tha Shay Levy, CEO i Simplex C2.
Ndërsa shumë vende përballen me një valë të dytë të pandemisë së coronavirusit, nevoja për të marrë pajisje mjekësore dhe teste nga një vend në tjetrin është më e rëndësishme se kurrë.
Gjatë pilotit, makineritë kanë dorëzuar teste të coronavirusit dhe pajisje të tjera mjekësore në një distancë të afërt dhe gjithashtu në një distancë deri në 5 km.
Ka plane për të zgjeruar skemën dhe për të bërë që dronët të punojnë në një gamë më të gjatë, duke transportuar ngarkesa më të rënda.
/e.rr