Haga/ Koloneli Myslim Pashaj për marrëveshjen 2009: Shqipëria s’ishte e zonja të mbronte kufijtë detarë!

Pashai

Koloneli Myslim Pashaj i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 ka thënë se Shqipëria nuk mund të mbronte dot kufijtë detarë në Greqia.

Pashaj ka theksuar se edhe në marrëveshjen e parë të 2009 Shqipëria nuk kishte ekspertët e duhur pasi ndaj Greqisë do të humbiste 354 km2, sipërfaqe sa një bashki në tokë.

Koloneli thotë se tani është momenti që Shqipëria të çojë një material të mençur në Hagë, edhe pse ai ka besim që Gjykata Ndërkombëtare ka ekspertë të lartë.

PYETJA: A do na i zgjidhë çështjen Haga?

MYSLIM PASHAJ: Shqipëria nuk qe e zonja dot, po e them troç, nuk do i vijë mirë, Shqipëria nuk ishte në gjendje me ekspertët e saj, në tavolinën diplomatike të mbronte kufijtë e saj detarë në marrëveshjen e parë. Por marrëveshja e parë është prototip në krye. Ajo marrëveshje na tregoi se nuk kishim ekspertët e duhur. Të argumentonin në mënyrë shkencore e juridike për çështjen e detit. Kishim humbur shumë. 354 km2 humbnim, sa një bashki, me pasuri të mëdha nëntokësore, por edhe duke humbur dinjitetin kombëtar, hapësira të mëdha detare. Pasi ishujve që ka prezent Greqia, të cektinave bregore, ne nuk ishim në gjendje të argumentonin që duhet të futeshin në punë e trajtim me efektet e tyre. Nuk ishte në lartësinë e duhur.
Unë do isha që në ekspertizën që do bëhet në vijim e më tutje, të marrëveshjes së re që do bëhet nga Haga, duhet të jetë e lartë, të kenë një gjë të mençme që u vjen nga vendi. Duhet që ne të paraqesim një material i mbështetur nga pikpamja juridike e teknike.
Jemi në një moment që po flitet për marrëveshjen e dikurshme për ta gjykuar në Hagë. Kemi një pjesë të politikanëve shqiptarë që ngulin këmbë, dhe pavarësisht Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, ata thonë që vërtet e rrëzoi, por marrëveshja ka qenë e drejtë. Nuk ka cënuar asnjë milimetër thonë. Në këtë ulluk.

PYETJA: Sa e dëmton politika këtë çështje?

MYSLIM PASHAJ: E ka dëmtuar. Ne bëjmë një marrëveshje tjetër, e krahasojmë me marrëveshjen e parë 0. Dhe ne shqiptarët e stigmatizojmë, nuk merremi vesh. është shumë e rëndë, që mund ta themi kaq lirshëm. Marrëveshjen e detit të vitit 2009, që është zero, dy kampet luftojnë njëri-tjetrin. Po i shkon Gjykatës në këtë mënyrë. Kufijtë kanë qenë tragjikë, por s’duhe të jenë më.

(BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com