Paralelisht bashkia ka nënshkruar kontratat e dhënies së granteve me 9 mijë familje që përfitojnë grantet e rikinstruksionit të banesave dhe për rikonstruksion të ambienteve të përbashkëta si shkallë, mure, ashensorë, fasada në 500 pallate nga zonat e brendshme e qytetit deri në plazh. Në lidhje me grantin për rikonstruksion, kryebashkiakja Sako deklaroi se “janë dhënë deri tani 100 mijë lekë të rinj për 1700 familje, 250 mijë lekë të rinj për 3400 familje dhe 500 mijë lekë të rinj për 3800 familje të Durrësit”.
Por janë 900 familje të cilat ende nuk kanë një zgjidhje. Bëhet fjalë për pallatet e klasifikuar Ds4 . Këto objekte kryesisht pallate të ndërtuar vitet e fundit janë të dëmtuar ndërsa banorët e tyre protestojnë vazhdimisht duke kërkuar prishje të objekteve. Kryebashkiakja tha se ky është një proçes shumë kompleks pasi ndërhyrjet janë specifike për çdo objekt.
Në zonat ruarale kryesisht në Ishëm e Manëz dy zonat ky banorët flenë në çadra ka nisur edhe ndërtimi i 500 banesave nga 900 të tilla. Afati i ndërtimit është 4 muaj. Riparimi i banesave nga familjet që kanë përfituar nga granti për rikonstruksion si dhe riparimi i ambienteve të përbashkëta të pallateve nga ana e shtetit janë një hap i madh drejt kthimit në normalitet të mijëra familjeve që janë dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar.
(BalkanWeb)