Gjykata e Fierit ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për prokurorin e Fierit, Petrit Vukaj, i cili u arrestua dje nën akuzën e korrupsionit pasiv. I pranishëm në seancën gjyqësore, Vukaj ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë ndaj tij. Organi i akuzës, në dosjen që i ka dërguar togave të zeza akuzon prokurorin për korrupsion, pasi dyshohet se ka përfituar 300 mijë lekë të rinj për të nxjerrë nga burgu një të akuzuar për aksident me pasojë vdekjen e vdekjen e Përparim Bizhgës, Shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Elton Xhemali.
Vukaj, në përmbushje të funksioneve të tij, nëpërmjet ndërhyrjes korruptive të disa personave, ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënimin e Xhemalit, i paraburgosur për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ngjarje e ndodhur kjo më datë 31 mars të këtij viti në aksin rrugor Levan-Tepelenë.