Më datë 28.11.2015, në Selitë e Vogël, tek xhamia është hapur një gropë për ndërtimi pallati, e cila nga rreshjet e shumta rrezikohet të shëmbet pallati pranë.
Nga ana e Ministrisë së Brendshme është ngritur gjithashtu shtabi i emergjences për vlerësime situatës dhe veprimeve të metejshme.
Policia ka bere evakuimin e 34 familjeve në total, e nisur që në datë 26.11.2015, dhe ditën e sotme është bëre evakuimi i 7 familjeve të fundit, të cilët jetonin në këtë pallat.
Gjithashtu është shpallur në kërkim menaxheri i ndërtimit të këtij pallati shtetasi me iniciale B.H, për mos respektim të rregullave të ndërtimit.
Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.