Nuk ka kaluar pa batuta vizita e kryeministrit Edi Rama në Fishtë të Lezhës. Në përfundim të fjalës së tij gjatë inaugurimit të shtëpisë së At Gjergj Fishtës, kreu i qeverisë mori disa dhurata nga banorët vendas.
Një ndër to ishin edhe disa maska të përgatitura nga artizanët e Zadrimës. Kreu i qeverisë e provoi në vend maskën e re ku bëri edhe një foto.
“E kam siç e sheh… kokën time vetëm PS-ja e nxë, nuk e nxë gjë tjetër”, tha Rama, ndërkohë që më pas vuri menjëherë maskën ku shkruhej PS dhe është vendosur një yll.
Këto fjali të kreut të qeverisë u pritën me të qeshura nga të pranishmit.
/a.r