Bllokimi i ish-sheshit ‘Shqiponja’ që ishte parashikuar që të mbyllej ditën e sotme për shkak të punimeve është shtyr edhe për një javë.
Sheshi do të jetë i lirë për qarkullimin e automjeteve, dhe se nga fillimi i javës, me nisjen e punimeve, do të shkohet drejt bllokimit të tij.
Të shtunën pritet edhe një komunikim zyrtar i përfaqësuesve të ARRSH dhe Policisë Rrugore për të dhënë specifikat se si qytetarët do të duhet të qarkullojnë dhe rrugët alternative për të shmangur kaosin në trafik.
Pak ditë më parë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi planin për menaxhimin e trafikut, ndërsa tha se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit.
g.kosovari