Kjo është festa kombëtare e shqiptarëve dhe unë pres që shqiptarët të festojnë në paqe dhe nga zemra iu uroj, dhe nga zemra apeloj që ne protestat e paralajmëruara në Prishtinë të mos e drejtojnë gishtin në komshinjtë e tyre serbë, të mos e nxehin atmosferën e mosdurimit, ka thënë për “zeri.info” kreu i Listës Srpska, Slavko Simiç. Simiç ka tërhequr vëmendjen: Nëse vie deri te ndonjë çrregullim në protestën e paralajmëruar nga opozita për nesër, përgjegjësinë do ta bartin politikanët shqiptarë, thotë ai. “Posaqërisht nga politikanët pres të tregojnë pjekuri dhe në ndonjë mënyrë të të japin shpresë pozitive se ekziston vullneti politik që të drëgohet mesazhi simbolik nga kjo protestë, e kjo është paqja, kompromisi, dialogu, prosperiteti dhe ardhmëria për të gjithë ne që rrojmë në Kosovë”.
Simiç, i cili e përdor shprehjen “Zajednica”, shton: “Populli serb përmes Bashkësisë së Komunave Serbe dëshiron të ketë vetëm bazën institucionale dhe ekzestenciale që do t’u garantoj ekzistenëcn, paqen, kthimin dhe mjedis të mirë dhe këtë bashkësia shqiptare duhet ta kuptoj se deri më 1999 shumë serbë kanë jetuar në Kosovë e Metohi sa që jetojnë pas vitit 1999.
Lista Srpska, sipas asaj që thotë Simiç, edhe më tej do të mbështetet në dokumentin e Brukselit kur është fjala për marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe. Gjithashtu, thekson ai, do të mbështesin dokumentin për koalicion sipas të cilit në pikën e parë të marrëveshjes është paraparë formimi i këtij Asociacioni.