Deputeti Lefter Maliqi ka zbuluar dhuratën që i ka bërë Sali Berishës për ditëlindjen e tij të 76-të.
I ftuar në emisionin Report Tv, Maliqi u shpreh se i kishte ruajtur marrëdhëniet me Berishën, por kësaj herë nuk i kishte shkuar në shtëpi por i kishte nisur dërguar vetëm dhuratën…një shishe shampanjë.
“Unë kam kontakt me Berishën. I kam kontaktet. Unë çdo ditëlindje i kam shkuar në shtëpi. Dhuratën ia dërgova. Shampanjë i dërgova për ditëlindje. Nuk ka shampanjë më të shtrenjta se 10 mijë lekë të reja. Gjatë kohës së qeverisë Berisha kam pasur shumë investime. Ai mbajti një qëndrim lideri, ishte i fortë. Për mua është i pazëvendësueshëm dhe është një model frymëzimi” – tha Maliqi.
Teksa deputetët e opozitës parlamentare Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi prezantuan partitë e reja që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme, Lefter Maliqi do të mbetet sërish në koalicionin PD-LSI.
Maliqi gjithashtu u shpreh se është e keqe e domosdoshme e PD-LSI për të siguruar një mandat në qarkun e Beratit. Ai e ka përjashtuar mundësinë e garimit me PS, kjo për shkak se ndjehet e zhgënjyer nga kryeministri Rama.
Karriera ime politike besoj se do përfundoj në moshën 65 vjeç. Pavarësisht se mund të ndihem i zhgënjyer nga kjo politikë, por unë do të vazhdoj karrierën deri në fund. Do të jem deputet. Unë do të mbetem ky Lefter Maliq. Do të jem tek koalicioni PD-LSI. Partitë të reja, kur nuk mori për shkak të këtij sistemi, Bamir Topi, Ben Blushi nuk mund të marrin deputetët që kanë kontribuar pak në qarqet e tyre. Produkti i Ramës, janë partitë e vogla. I shërbejnë Rilindjes indirekt. Është e pamundur që të marrin mandat deputeti. Edhe unë i pavarur nuk mund të marrë 10 mijë vota” – tha Maliqi.
/e.rr