Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi propozoi të martën ndërtimin e një platforme shumëpalëshe të dialogut për rajonin e Gjirit për të nxitur lehtësimin e tensioneve nën premisën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore gjithëpërfshirëse të Iranit, shkruan “CGTN”.
Ai i bëri vërejtjet gjatë një seance ministrore të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi rajonin e Gjirit, të mbajtur “online”.
Duke vënë në dukje se tensionet në rritje në rajonin e Gjirit kanë dëmtuar rëndë paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, Wang u kërkoi anëtarëve të KB dhe vendeve të Gjirit të kërkojnë çelësin e paqes me sinqeritet dhe vullnet të mirë dhe t’i përgjigjen në mënyrë aktive aspiratave të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht njerëzve në rajon.
Wang paraqiti tre propozime: respektimin e shtetit ligjor për ndërtimin e paqes në rajonin e Gjirit, përkrahjen e fqinjësisë së mirë për ndërtimin e sigurisë dhe nxitjen e drejtësisë për një rajon të qëndrueshëm.