Nga Ben Andoni
Shqipëria feston sot ditën e Pavarësisë së saj. E treguar dhe e shfaqur në këtë mënyrë, siç po bëhet ne mediat e zakonshme duket se vendi ynë u përpoq vetëm në muaj e fundit. Por e vërteta është se Shqipëria ka një aktivitet të dendur patriotik që çoi në shpalljen e Pavarësisë, e sidomos në dy vitet e fundit, deri kur u kurorëzua. Ka kryengritja, mbledhje, tubime dhe revolta, por edhe një aktivitet të dendur politik që në fund do të nxjerrë arkitektët e vërtetë të Pavarësisë.
“Javanews”, po Jua a përcjell me një fishë të detajuar teknike të gjithë kohën deri në pavarësi…
Viti 1911
Hartimi i memorandumit të Gërçes më 1911 nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe patriotë të tjerë dhe përgatitja kryengritjes së vitin 1912 ishin vendimtare për ngritjen e flamurit në Vlorë, më 28 Nëntor.
Janar – U formua në Itali Komiteti “Pro Albania”.
24 Mars – Shpërtheu kryengritja kundër shtypjes xhonturke në Malësinë e Mbishkodrës e udhëhequr nga Ded Gjo Luli.
28 Mars – Kryengritësit morën qytetin e Tuzit.
30 Mars – U mbajt në Cetinë mbledhja e udhëheqësve të kryengritjes, që u dërgoi një memorandum Fuqive të Mëdha.
30 Mars – U shpall thirrja drejtuar popullit të Shkodrës për përgatitjen e një kryengritjeje të përgjithshme kundër-osmane.
17 Prill – Zbarkuan në Shëngjin divizionet turke të komanduara nga Shefqet Turgut pasha për të shtypur kryengritjen shqiptare.
14 Maj – Ushtria osmane sulmoi kryengritësit në Deçiç.
2 Qershor – Kryengritësit sulmuan Lezhën.
15 Qershor – Mbërriti në Prishtinë për të vizituar Kosovën sulltan Mehmet Reshati V.
23 Qershor- U miratua nga kuvendi i përfaqësuesve të kryengritësve në Greçë memorandumi për autonominë e Shqipërisë i hartuar nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, etj.
12 Korrik – Kryengritësit i dërguan një memorandum Eduard Grejit, me kërkesën e autonomisë së Shqipërisë.
21 Korrik – U mblodh në Manastirin e Cepos, kuvendi i përfaqësuesve të Çamërisë, të Labërisë dhe të Kazasë së Janinës.
29-30 Korrik – U zhvillua beteja në Orman Çiflig midis çetave patriotike dhe forcave turke.
30 Korrik – Ambasadori turk në Cetinë, Sadedin Beu u përcolli kryengritësve përgjigjen e qeverisë turke ndaj kërkesave të tyre.
31 Korrik – Qeveria turke shpalli në Tepelenë koncesionet që
u bëheshin kryengritësve të Shqipërisë së Jugut.
31 Korrik- 1 Gusht – Mbledhjet e kryengritësve tek Ura e Drashovicës (Vlorë) dhe në Qafën e Sinjës (Berat) miratuan kërkesat e Greçës.
18 Gusht- U bë në Tepelenë mbledhja e përfaqësuesve të parisë dhe të komandantëve të çetave të vilajetit të Janinës ku të dërguarit e qeverisë turke pranuan disa kërkesa të kryengritësve shqiptarë.
Viti 1912
11 Janar – Hasan Prishtina kërcënoi në Parlament qeverinë turke për një kryengritje të re në Shqipëri, po të mos plotësoheshin kërkesat shqiptare.
18 Janar – Xhonturqit e shpërndanë Parlamentin dhe shpallën zgjedhjet e reja.
Janar – Në lagjen Taksim të Stambollit u mbajt mbledhja e fshehtë e personaliteteve kryesore të lëvizjes shqiptare për organizimin e kryengritjes së përgjithshme.
13 Mars – U nënshkrua marrëveshja serbo-bullgare mbi bazën e së cilës u formua “Alenca Ballkanike”.
Mars – Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi erdhën në Shqipëri për të organizuar kryengritjen.
Prill – Shpërtheu kryengritja kundër xhonturqve në Malësinë e Gjakovës.
21-25 Maj – Zhvilloi punimet Kuvendi i Junikut, i cili hartoi programin e autonomisë të kryengritjes së përgjithshme. Maj – Kryengritja kundër xhonturqve u shtri në zonën e Pejës, të Lumës, të Mirditës e të Zadrimës.
29 Maj- Grupi i “Të besëlidhurve” i udhëhequr nga Gjeto
Coku, Zef Arapi sulmoi Lezhën. Fillimi i Qershorit – Forcat kryengritëse të udhëhequra nga Bajram Curri shpartalluan forcat turke në Qafën e Prushit.
28-29 Qershor – Kryengritësit e udhëhequr nga Isa Boletini shpartalluan batalionet turke tek Ura e Senicës. Qershor – Kryengritësit zhvilluan luftime me forcat turke në zonën e Prishtinës, të Pazarit të Ri dhe të Vuçiternës.
4 Korrik- Kryengritësit morën Krujën.
17 Korrik-Kryengritësit hynë në Gjakovë.
17 Korrik-Kryengritja shqiptare e detyroi qeverinë xhonturke të Said Pashës të jepte dorëheqjen.
21 Korrik – Kryengritësit çliruan Prishtinën.
22 Korrik-Kryengritësi çliruan Pazarin e Ri dhe Prizrenin.
22 Korrik- U formua qeveria e re turke e kryesuar nga Ahmet Myftar pash.
23 Korrik- U mblodh Kuvendi i Sinjës ku u miratua një memorandum për autonominë e Shqipërisë, i cili iu dërgua Portës së Lartë.
27 Korrik- U çlirua nga Kryengritësit, Mitroviça, Peja e Bujanovci.
29 Korrik-Udhëheqësit e kryengritjes i dërguan nga Prishtina sulltanit një ultimatum, ku këkronin shpërndarjen e Parlamentit.
5 Gusht- I detyruar nga kryengritja shqiptare, sulltani shpërndau Parlamentin dhe dekretoi zgjedhjet e reja.
6 Gusht- Qeverisë turke iu dërguan “14 pikat e Hasan Prishtinës”, që u miratuan në kuvendin e mbajtur në Ferizaj.
6-7 Gusht- Trupat malazeze kaluan kufirin dhe pushtuan disa fshatra të Shkodrës e të Pejës.
9 Gusht- Iu paraqitën Komisionit qeveritar që ishte ngarkuar të bisedonte me kryengritësit, “14 pikat e Hasan Prishtinës”.
12 Gusht- Kryengritësit shqiptarë çliruan Shkupin.
14 Gusht -Kryengritësit çliruan Fierin dhe Përmetin.
18 Gusht-Qeveria Turke pranoi formalisht kërkesat e kryengritësve shqiptarë.
23 Gusht- Qeveria e Stambollit botoi zyrtarisht kërkesat e shqiptarëve të miratuara prej saj, por të reduktuara dhe të ndryshuara.
8 Tetor- Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë. Filloi Lufta e Parë Ballkanike.
14 Tetor – U bë mbledhja e patriotëve shqiptarë në Shkup, ku vendos të luftohej për tërësinë territoriale dhe lirinë e Shqipërisë.
14-18 Tetor- Vullnetarët shqiptarë u rezistuan sulmeve të ushtrisë serbe në luftimet e Merdarit, në veri të Podujevës.
17 Tetor- Serbia dhe Bullgaria i shpallën luftë Turqisë.
18 tetor-Ushtria serbe u hodh në mësymje në drejtimin Nish-Manastir-Elbasan dhe Kurshumli-Prizren-Durrës.
20 Tetor-Ushtria serbe pasi theu qëndresën e shqiptarëve pushtoi Podujevën dhe Prishtinën.
23 Tetor-Ushtria serbe pushtoi Vuçiternën dhe Mitrovicën.
24 Tetor- Ushtria osmane u thye në betejën e Kumanovës.
25 tetor- Ushtria serbe pushtoi Ferizajn.
25-26 Tetor-Vullnetarët shqiptarë u rezistuan forcave serbe në Grykën e Cerralevës.
5 Nëntor – U zhvillua mbledhja e kolonisë shqiptare në Bukuresht nën kryesinë e Ismail Qemalit e të Luigj Gurakuqit ku u vendos te merreshin masa për shpëtimin e për çlirimin e Shqipërisë.
19 Nëntor – Ismail Qemali deklaroi në Trieste se e vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare ishte ajo e Shpalljes së Pavarësisë.
25 Nëntor – Ismail Qemali arriti në Vlorë.
25-27 Nëntor – Përpara hyrjes së ushtrive serbe, Elbasani, Durrësi, Tirana, Kavaja, Peqini dhe Lushnja shpallën pavarësinë
28 Nëntor – U hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar, i kryesuar nga Ismail Qemali që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
Dokumenti i Pavarësisë
Firmëtarët e Pavarësisë