Rindërtimi i banesave në Bubq ka prekur dhe familjen Xhaferri, vila e të cilëve preket nga plani i rindërtimit e për pasojë duhet të shembet. Familjarët kanë bërë rezistencë pasi mendojnë se nuk ka pse të shembet vila e tyre, sepse sipas tyre nuk prish projektin e rindërtimit.
Sakaq ata pretendojnë se nuk ka marrë dëmshpërblim për godinën, kurse lidhur me shembjen janë njoftuar me shkrim dhe njëri prej familjarëve i revoltuar ka thënë se do të shkojë në gjykatë.
Pas rezistencës së familjarëve policia ka shoqëruar disa pjestarë të familjes, ndërsa banesa aktualisht po boshatiset nga pajisjet dhe orenditë.
Në godinën e familjes, janë të vendosura kopshti dhe qendra shëndetësore e fshatit Bubq, një shoqatë dhe disa biznese. Si pasojë e planit të rindërtimit do të shemben dy banesa dhe dy godina shërbimi 1 deri 3 kate.
“Si botohet, si merrka vesh shteti me qytetarin. Brenda 24 orëve më bini fadromën. Unë jam pronari i kësaj vile. Të dali kryeministri vetë e të thotë ku e ndërton kjo ndërtesë një plan ndërtimi me 18 hektar, ku e pengon. Ai të presë vetëm vendimin e gjykatës. Unë pres një vendim gjykate. Kam bë një kërkesë për prishje të objektit tim. Ky objekt bazohet në 500 m katror ndërtim. Shteti të më japë kohë të shkurtër që të drejtohem në gjykatë.
Si mund të sjellësh ti fadromën unë kam fëmijët aty. Do të sjell edhe vërtetimin e fëmijës që e kam nxjerrë nga spitali para dy ditësh“, tha pronari i familjes.
g.kosovari