Dy raste të reja janë regjistruar ditën e sotme në Elbasan. Nga informavcionet e para bëhet me dije se mes të infektuarve është Drejtori i Kulturës në Bashkinë Elbasan.
Po ashtu bëhet me dije se është prekur nga sëmundja vdekjeprurëse dhe një mësuese në një shkollë private dhe dy edukatore.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Elbasan janë infektuar 313 persona dhe kanë humbur jetën 34 të tjerë. Ndërkohë në të gjithë Shqipërinë janë prekur nga COVID-19 17,948 njerëz dhe kanë vdekur 462 pacientë.
g.kosovari