Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari tronditi opinionin publik në Angli më 11 shtator vitin e kaluar.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit Sttaford, ku një i ri shqiptar dyshohet se mbeti I vrarë nga një shef kuzhine.
Italiani 45-vjeçar, Francesco D’Agostino, dyshohet se ka goditur për vdekje me shufër hekuri dhe me thikë Serxhio Markun, 21 vjeç.
Tani autoritetet përkatëse kanë ndaluar personin e ndaluar.
Një fqinje dëshmitare ka rrëfyer momentet e fundit të të riut.
Ajo e ka dëgjuar atë të thoshte:
Unë nuk mund të marr frymë, çfarë po bën, nuk mund të marr frymë.
Një fqinje tjetër ka telefonuar shërbimet e emergjencës, pasi ka dëgjuar një person duke bërtitur: “Çfarë bëra?!”
I riu shqiptar u gjet me mbi 50 plagë të rënda në kokë dhe në disa pjesë të trupit dhe pas dy orësh ndërroi jetë në spital.
Pritet të jepet dënimi për autorin e ngjarjes ku humbi jetën Serxhio Markun, 21 vjeç.
g.kosovari