Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta takohet me presidenten e Parlamentit të Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, Karina Godecke.
Meta është shprehur se, “Gjermania në tërësi dhe Landi i Westfalisë së Renit të Veriut në veçanti, janë një shembull i jashtëzakonshëm i transformimit dhe aplikimit të teknologjive të reja”.
Më tej, Meta ka shtuar: “Modeli i shkollimit dhe kualifikimit dual për të rinjtë është një fushë me interes të lartë për bashkëpunim”.
Kreu i Kuvendit ka vlerësuar rolin dhe kontributin e shqiptarëve që jetojnë në Landin e Westfalisë së Renit të Veriut dhe nivelin e lartë të integrimit të tyre.
Ndërkohë, Karina Godecke shprehu angazhimin e saj për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në nxitjen e bizneseve dhe kompanive të Landit që të investojnë në Shqipëri.