Babai i nxënësit që akuzohet për krijimin e një fushate online kundër mësuesit Samuel Paty, që u vra para pak ditësh në periferi të Francës, ka shkëmbyer mesazhe me vrasësin përpara krimit, raportojnë mediat franceze.
Mësuesi i vrarë të premten e kaluar, u kishte treguar nxënësve të klasës imazhe kontroverse të Profetit Muhamed.
Babai i nxënësit, së bashku me një predikues fetar të cilin mediat franceze e përshkruajnë si radikal islamik, akuzohen për zbatim të urdhrit islamik “fetva” dhe kërkesë për ekzekutim të mësuesit.
Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, tha se të dyshuarit janë arrestuar dhe po merren në pyetje për akuzën e “vrasje në lidhje me një organizatë terroriste”. Familjarët e vrasësit gjithashtu janë arrestuar së bashku me katër nxënës të po të njëjtës shkollë.
Policia bëri disa kontrolle në rreth 40 shtëpi të dyshuara për lidhje terroriste. 51 organizata, përshirë këtu dhe OJQ, pritet të inspektohen nga autoritetet dhe do të mbyllen nëse zbulohet se promovojnë urrejtje. Një xhami u mbyll për gjashtë muajt e ardhshëm.
Masakrimi i mësuesit 47-vjeçar shokoi Francën. Qindra tubime u bënë për të nderuar atë dhe mbrojtur lirinë e fjalës. Autori i krimit është 18-vjeçari Adulakh A, i cili u qëllua për vdekje nga policia.
/a.r