Bashkia e Tiranës ka preferuar të bëjë një gjest festiv të veçantë për festën e Pavarësisë. Mijera tullumbace kuq e zi kanë mbushur qiellin sipër sheshit Skenderbej, gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit.
“Si ditë me shi, uroj të na rrojë Shqipëria. Jemi kunder dasive, sot është një ditë e bukur për të gjithë”, ka deklaruar kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.