Nga Bledi Mane/
Është ora 10 e mëngjesit 28/11. Sapo u zgjova dhe po merrem me telefonin. Asnjë mesazh apo telefonatë urimi.
Sa hipokritë e të poshtër jemi!
Mbani mend kur janë festat fetare si e bombardojmë njëritjetrin? Gëzuar kurban bajramin, gëzuar bajramin e madh, bajramin e vogël. Gëzuar hashuren, gëzuar krishtlindjen, gëzuar vitin e ri, gëzuar pashkën.
Sot është Pavarësia e Atdheut dhe askush nuk uron. Atdheun e duam vetëm kur luajmë futboll kundër Serbisë ose Greqisë se ditët e tjera Atdheun e vjedhim, e ndotim, e rrjepim, e pështyjmë, e dhjesim, e vdesim Atdheun e shkretë…
Gëzuar miqtë e mi Pavarësinë, gëzuar ditën e falmurit. Gëzuar i dashur Atdhe që të vrasim çdo ditë por ti na i fal mëkatet tona dhe rilind i bukur e i fortë. Gëzuar toka e bekuar me njerëz të gabuar!!!