Zëvendës kryeministri Erion Braçe, ka bërë një krahasim mes përulësisë së papës Françesku dhe udhëheqësve në Shqipëri që po e mbajnë pushtetin politik prej një jete.
Sipas Braçes ata kanë një diferencë të madhe edhe me punëtorët. Ai ka publikuar videon e papa Françeskut i cili thotë se do donte të ishte afër me njerëzit, por për shkak të pandemisë duhet që të respektohen me rreptësi rregullat e vendosura.
Më herët presidenti Ilir Meta ka dalë mnë konferencat e tij për shtyp pa maskë, ndërkohë që edhe bashkëshortja e tij dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk besonte tek koronavirusi dhe nuk mban as maskë.
Postimi i plotë:
Ai qe beson ne zot dhe,
Ata qe zotin e duan si politike!
Dhe nje pyetje;
Po udheheqesit perse nuk gjobiten?
Shihni e degjoni e dalloni perulesine e Atit te Shenjte!
Shihni keta qe bejne si Zoti ne kete vend jo prej pushtetit moral e te besimit, por prej pushtetit politik qe mbajne prej nje jete!
Diference e madhe!
Diference edhe me e madhe mes tyre e punetoreve!
g.kosovari