VLORË
Një atentat dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë dhe shënjestra duket se ka qenë një 27-vjeçar. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bënë me dije se në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F., 27 vjeç, banues në Vlorë.
I riu ka kallëzuar se në lagjen “Partizani”, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. BW