Në konferencën për mediat, Ilir Meta foli për forca antishqiptare, të cilat sipas tij po tentojnë ta hedhin Shqipërinë në humnerë.
Duke sjellë edhe njëherë në vëmendje marrëveshjen e 5 qershorit, kreu i shtetit u shpreh se do bëjë gjithçka që ajo të zbatohet.
“Presidenti do të bëjë çdo gjë të që të respektohet 5 qershori. Ata do të vendosin me kokëfortësinë e tyre ta cojnë Shqipërinë në referendum patjetër. Presidenti është me të gjithë popullin shqiptar” tha Meta.
Por a ka plane konkrete për ta parandaluar këtë situatë?
“Presidenti ka plane pafund për të garantuar që Shqipëria të mos bjerë në një humnerë ku po e shtyjnë prej kohësh forcat antishqiptare”, u shpreh Presidenti.
/a.r