Një burrë humbi jetën dhimbshëm pak minuta më parë në rrugën që lidh Tiranën me Durrësin, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 18:50, në superstradën Tiranë-Durrës, në Maminas, tha policia.
Mësohet se automjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/a.r