Historia e jahteve të braktisura në brigjet e Shëngjinit vijon. Një i tillë u konstatua një natë më parë.
Jahti i braktisur ishte me flamur slloven, ndërsa fillimisht ai ishte konstatuar në afërsi të Ishmit, por dallgët duket se e dërguan në drejtim të bregdetit të Lezhës.
Jahte të tilla, thonë burimet, shoqërohen gjithmonë me një gomone dhe mendohet se ajo është larguar që aty para se të mbërrinte policia, çka shton dyshimet se jahti mund të përdorej për trafik droge.
Në jahtin e braktisur nuk është gjetur asnjë dokument, ndërsa mësohet se veliera ishte nisur nga Greqia drejt Malit të Zi.
Ky është jahti i dytë që gjendet i braktisur në afërsi të Shëngjinit, ku një vit më parë u gjet edhe jahti turk i braktisur në të cilin udhëtonte kapiteni Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë i humbur.
/a.r